Sot opozita e bashkuar do të organizojë një protestë para parlamentit në orën 9:30, para zhvillimit të seancës plenare. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ku protestuesit kanë qene fokusuar në hyrje të parlamentit, opozita ka një tjetër plan, që konsiston në shpërndarjen e protestuesve në 6 pika.
![](https://berati.tv/wp-content/uploads/2019/03/1553163113_248_Opozita-me-plan-te-ri-per-protesten-e-21-marsit.jpg)
Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.