Skip to content

Metës i largohet një tjetër zyrtar nga partia për t’iu bashkuar Ramës para zgjedhjeve

Screenshot 20250204 144344 Facebook 750x375 1

Pas Endrit Braimllarit, një tjetër zyrtar është larguar nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta për t’iu bashkuar Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Largimin nga Partia e Lirisë e ka bërë me dije vetë Klevi Pojana, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton gjithashtu se është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.