Skip to content

Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë? Ambasadorja tregon të vërtetën…

Screenshot 20250204 130841 Facebook 750x375 1

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, ka shpjeguar se deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program i qeverisë së vendit të saj për Shqipërinë.

Nuk është një prerje fondesh as një ngrirje e tyre. Në do të reduktojmë gradualisht fondet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, nga fundi i vitit 2028, ndaj ka pothuaj edhe 4 vite kohë gjatë të cilave mund të bëjmë ende shumë gjëra dhe të kemi rezultate”, thotë Huber.

Parlamenti zviceran ka vendosur për reduktime buxheti”, sqaron ambasadorja.

Sipas saj, reduktimi i ndihmës nuk do të thotë ndryshim politikash, ndërsa shton se Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm për Zvicrën.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta e të mira”, ka theksuar ajo.