Rrasti ka lënë një gjendje të pazakontë midis qytetarëve, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtij arkivoli në ujë.
Në mesditë, disa banorë në periferi të Elbasanit kanë konstatuar një rast që i ka shokuar: një arkivol i mbyllur është parë i hedhur në rrjedhën e përroit të Zaranikës, pranë një blloku banimi.
Sipas deklaratave të banorëve, rasti i ka lënë një gjendje shokuese midis qytetarëve, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtij arkivoli në ujë.
Në këtë kontekst, autoritetet lokale kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme; Policia dhe Agjensia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit janë njoftuar për rastin dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje shokuese .

