Një 40-vjeçar është vetëplagosur me thikë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Berat, në banesën ku jetonte 40-vjeçari i vetëplagosur B. M.

Dyshohet se B .M. vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se kjo nuk është hera e parë që ai ka lënduar veten. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se mesditën e sotme ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur veten në krah.

Pas kësaj, familjarët e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar drejt banesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko