Skip to content

Ilir Meta në burg, Partia e Lirisë drejt zhdukjes

Partia e Ilir Metes drejt zhdukjes 750x375 1

Nëse shqiptarët do të ishin sot para kutive të votimit, atëherë forca politike e cila do të udhëhiqte zgjedhjet do të ishte Partia Socialiste.

Zhgënjyes është rezultati i Partisë së Lirisë, e cila si duket e ka humbur “busullën”  me Ilir Metën i cili ndodhet në burg kurse Monika Kryemadhi eshtë shpallur tradhtare e brendshme e PL.
Duke iu referuar sondazhit të “Euronews Albania”, vetëm 1.4% e shqiptarëve thonë se vota e tyre do të shkonte për “Partinë e Lirisë” të Ilir Metës.
Rezultat ky “shumë vite larg” asaj që militantët e ish-presidentit pretendojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Në prag të zgjedhjeve, partiçka e Ilir Metës po shkon drejt zhdukjes, kurse surprizë e këtyre zgjedhjeve do të jenë partitë e reja të Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit të cilët pritet që të marrin vota të shumta.