Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 24-vjeçar i identifikuar si Romario Brunga, u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldren.
Policia thotë se nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
