Skip to content

Goditi me thikë në qafë 26-vjeçarin, autori braktisi mjetin në vendngjarje dhe u largua me një vajzë! Sherri nisi në burg? Ja pistat e hetimit

Detaje të reja dalin nga plagosja e 26 vjeçarit Kostandin Ziu. Mësohet nga grupi hetimor se konflikti mes të plagosurit dhe autorit, 22-vjeçarit inicialet J.R ka nisur në prani të një vajze.

Foto arkive

Policia dyshon se autori është larguar nga vendngjarja së bashku me vajzën me një makinë tjetër.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë lënë një mjet me qira, që është përdorur nga autori më parë.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit dhe janë në pyetje dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

Sa i përket të plagosurit, sipas bluzave të bardha në spitalin e Tiranës 26 vjeçari ka rënë në koma.

Kostandin Ziu ka dy javë që ka dalë nga burgu i Peqinit aty ku kryente dënimin për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Lidhur me motivin e ngjarjes aktualisht nuk është përcaktuar shkaku ndërsa policia po heton në disa pista duke filluar nga një motiv banal e deri tek një konflikt i mundshëm që mund të ketë nisur në burg.

Pritet që në vijim të qartësohen rrethanat e ngjarjes.

“”