Konsullata e Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri, është sulmuar me granadë nga dy persona me motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, por fatmirësisht nga ngjarja nuk aportohet për asnjë të lënduar.
Banorët përreth kanë dëshmuar se dëgjuan një shpërthim të fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.
Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti roja i plagosur. Ndërsa në shkurt 2018 terroristë hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.