Skip to content

Panamaja anulon marrëveshjen me Kinën: Një triumf diplomatik për Trump

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 14

Panamaja i jep fund bashkëpunimit me Kinën në Iniciativën e Brezit dhe Rrugës  ”Belt and Road”, duke shënuar fitore të rëndësishme për politikën e Trump.

Vitet e fundit, Iniciativa Kineze Belt and Road (BRI) ka zgjeruar ndikimin e saj global përmes investimeve në infrastrukturë në shumë vende, duke përfshirë ato në Amerikën Latine. Panamaja, me vendndodhjen e saj strategjike dhe kontrollin e Kanalit të famshëm të Panamasë, ishte një nga vendet kyçe që iu bashkua kësaj nisme, duke synuar të rrisë infrastrukturën e saj dhe të forcojë lidhjet ekonomike me Pekinin.

Carro armato in guerra

Trump: Rriten tensionet mes SHBA-së dhe Kinës

Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë bërë gjithnjë e më të tensionuara, me Uashingtonin të shqetësuar për zgjerimin e ndikimit kinez në “oborrin e shtëpisë” së tij. Administrata e Presidentit Trump ka shprehur vazhdimisht shqetësime për përfshirjen kineze në Kanalin e Panamasë. Duke e konsideruar atë një kërcënim potencial për sigurinë dhe interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara.

Pika e kthesës diplomatike

Kohët e fundit, presidenti panamez José Raul Mulino njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga BRI, një lëvizje që befasoi shumë vëzhgues ndërkombëtarë. Vendimi erdhi menjëherë pas një vizite në Panama të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Marco Rubio. Gjatë së cilës u diskutuan shqetësimet e SHBA për ndikimin kinez në rajon.

Mulino mohoi gjithashtu pretendimet e Departamentit të Shtetit të SHBA se anijet ushtarake amerikane mund të kalonin nëpër kanal pa paguar tarifa. Duke i quajtur ato “gënjeshtra të patolerueshme”. Ai theksoi se përjashtime të tilla do të shkelin Traktatin e Neutralitetit të vitit 1977, i cili ndalon privilegjet për çdo komb.

Kjo sekuencë ngjarjesh nxjerr në pah dinamikën komplekse gjeopolitike në lojë dhe përfaqëson një fitore të rëndësishme diplomatike për administratën e Presidentit të ri Trump. Që synon të kundërshtojë ndikimin kinez në rajon. Vendimi i Panamasë për të hequr marrëveshjen e saj me Kinën mund të ketë implikime të qëndrueshme për ekuilibrin e fuqisë në Amerikën Latine dhe më gjerë.

Përshtati në Shqip V.K.