Skip to content

“Nuk ka ndodhur në 5 vitet e fundit”/ Meteorologia befason me parashikimin e muajit Shkurt: Prisni…

Moti temperaturat Porja 750x375 1

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se muaji Shkurt në Shqipëri pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius.

Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt.
Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperaturat më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja.