Skip to content

“Meta do të na prijë nga burgu”, Tedi Blushi: Ja sa mandate synojmë…

Ilir Meta dhe Tedi Blushi 750x375 1

Tedi Blushi i ka quajtur qesharake sondazhet e zhvilluara së fundmi të cilat parashikojnë një humbje katastrofë të opozitës përballë kryeministrit Edi Rama i cili po shkon i qetë drejt fitores së mandatit të katërt qeverisës.

“Unë nuk kam përmendur asnjë numër mandatesh. Sa u përket sondazheve, besoj dhe ju keni qeshur me ato. Mos të ishte kjo fuqi elektorale e Ilir Metës ai nuk do të ishte sot i izoluar pa prova dhe fakte. Sondazhet janë të paguara me lekët e inceneratorëve.
Do të groposen më 11 maj në Sharrë. Objektivi kryesor i PL ka qenë rrëzimi dhe shembja nga themelet e narkoregjimit. Jam përfaqësues i forcës së tretë politike në vend dhe të dytë të opozitës. Objektivi është të tejkalojmë këtë rezultat që kemi (4 mandate). Meta nga qelia do t’i prijë betejës në funksion të rrëzimit të narko-regjimit”, tha Blushi.