Skip to content

Po vonon mbyllja! Ka ndryshuar mendje për “TikTok”-un? Rama zbulon vendimin e fundit…

Screenshot 20250208 132441 Facebook 750x375 1

Në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore, kryeministri Edi Rama, u pyet lidhur me vendimin për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

Rama konfirmoi se kjo platformë brenda pak ditësh nuk, do të jetë më e aksesueshme në Shqipëri.

TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët dhe 95% e prindërve në Shqipëri janë të tmerruar. Pezullimi ende nuk është kryer, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Ne po angazhohemi gjithashtu në dialog konstruktiv me ta.

U befasova nga gatishmëria juaj për të adresuar shqetësimet tona. Do të mbyllet dhe do të rihapet për sa kohë që TikTok plotëson të gjitha kërkesat tona”, tha Rama.