Skip to content

Nis protesta e opozitës, pensionisti: Këtu është instaluar diktatura përfundimisht, gjithë fshatrat janë braktisur

burri

Një pensionit i cili i është bashkuar sot protestë së opozitës ka thënë se në vend është instaluar diktatura përfundimisht. Ai tha për mediat se të gjithë fshatrat janë braksiur. Sipas tij, shtresa e pensionistëve janë në një nivel skandaloz të jetesës.

“Këtu është instaluar diktatura përfundimisht, asgjë më shumë, asgjë më pak. Kjo do të thotë që trashëgimtarët e komunistëve morën pushtetin për të plotësuar një agjendë të Sorosit për shpopullimin e vendit.

Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme sepse largoi rininë shqiptare, mbi një milionë shqiptarë kanë ikur. Gjithë fshatrat janë braktisur.

Shtresa jonë e pensionistëve janë në një nivel skandaloz të jetesës. Ndërkohë që në Mal të Zi, në Kosovë, dhe në Maqedoni, niveli i jetesës është më i lartë se në Shqipëri, kur resurset tona janë shumë më të mira sa sa në Kosovë, Maqedoni apo Malin e Zi”, tha protestuesi.