Skip to content

Kurti vijon me mandatin e tretë

unnamed 2025 02 09T232720.404 780x439 1

Kryeministri Albin Kurti shpalli fitoren e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë, duke vijuar kështu me një mandate të tretë.

“Ne jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë dhe të mbarë demokratike dhe progresiste.

Qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar suksesshëm rezistencën e tyre edhe kundër një lufte të paparë hibride që është bërë kundër nesh.

Janë shpenzuar para pa hesap, janë kërcënuar punëtorët dhe ka pasur pretendime nga më absurdet në këtë fushatë”, tha Kurti në të parin fjalim publik, pasi rezultatet e numërimit nuk linin më vend për diskutim se kush është fitues.

900 0 1739143433xscreenshot 87 485

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 41.99 përqind të votave.

E dyta renditet PDK-ja me 22.68 përqind të votave; LDK-ja e treta me 17.90 përqind të votave dhe AAK me 7,56 përqind të votave. /tesheshi.com/