Skip to content

Shqipëria një ndër vendet që SHBA mund të strehojë palestinezët e zhvendosur nga Gaza? Ja si përgjigjet presidenti Trump

Screenshot 196 sd

Në takimin e tij me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka thënë se mund të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.

Në takimin e tij me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, siç është Shqipëria apo Indonezia?

“Po sigurisht. Ka shumë vende te tjera qe duan te përfshihen”, u përgjigj Trump.