Skip to content

VIDEO/ Pamjet nga aksidenti që i mori jetën 30-vjeçarit në Shëngjin! Pasagjerja në gjendje të rëndë

4eR8Iusm

Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit pasditen e sotme.

Mësohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamion, ku viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, Paulin Zefi. Po ashtu është plagosur rëndë pasagjerja në mjetin top “Audi” dhe shoferi i kamionit, shtetasi me iniciale Xh.D.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet automjeti tip “Audi” i dëmtuar rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.