Ari në nivelet më të larta të të gjitha kohërave mes pasigurisë dhe spekulimeve: kërkesa për shufra dhe të ardhurat po rritet fuqishëm, por oferta rrezikon të mos jetë e mjaftueshme.

Tregjet financiare po luhaten pa një drejtim të qartë, ndërkohë që inflacioni vijon të krijojë pasiguri. Mes aksioneve në rritje bien në sy ato që lidhen me teknologjinë e lartë dhe inteligjencën artificiale, por protagonisti i vërtetë është ari, i cili ka arritur nivele rekord.

Kërkesa për kontratat e së ardhmes së arit është rritur në mënyrë dramatike, me investitorët dhe bankat qendrore që kërkojnë të blejnë shufra fizike. Numri i kontratave për dorëzim fizik është rritur me 450% në një muaj të vetëm, duke sinjalizuar një nxitim të paparë ari.

Ky skenar ngre pyetje: strehë e sigurt apo spekulime? Tregu së shpejti mund ta gjejë veten pa ar të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën.

Përshtati në Shqip V.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re