Interpelancë në Kuvend/ Ministri Hoxha i përgjigjet Dogjanit: Nga 2013 deri sot kemi rënie progresive të numrit të vrasjeve! Ju bëni politik me dramat familjare

Hoxha: Kërkesa e Dogjanit mundësi shumë e mirë për të paraqitur para jush një përmbledhje të shkurtër të treguesve kryesorë të punës. Garantimi i sigurisë së qytetarëve kanë qenë në vëmendjen maksimale të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së brendshme.

Ministria e brendshme ka okupuar në drejtime të shumta. Të bësh politikë me vrasje dhe drama familjare është kur nuk ke të thuash asgjë për sa i përket dokumenteve, qoftë me rastin e Gjirokastrës nuk është dramë varfërie. Dëshpëruese dhe shumë politike që ju përmendni këtu drama familjare që merrni nga njerëzit e thjeshtë.

Ngrihet pretendimi se sot ka më shumë vrasje. Nuk do marr shumë kohë me të dhëna numerike. Por kjo nuk do të thotë se mund të baltoset kaq shpejt puna e policisë së shtetit. Nga 2013 deri sot ka rënie progresive të numrit të vrasjeve, duke shënuar rekord të minimumit historik. Në 2024 , 41 vrasje në vit dhe në 2023 35 vrasje ne vit rekordi i të gjithë kohërave .

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko