Skip to content

Tkurret numri i bagëtive! INSTAT: Çmimi i mishit në janar 4% më i lartë, bulmeti 3.3%

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 34

Zvogëlimi i tufave të bagëtive po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve. Tkurrja e numrit të bagëtive (lopë, dhi, dele) me afro 160 mijë nga viti në vit, po shtrenjton shpejt produktet e mishit por edhe bulmetin.

Zvogëlimi i tufave të bagëtive po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve. Tkurrja e numrit të bagëtive (lopë, dhi, dele) me afro 160 mijë nga viti në vit, po shtrenjton shpejt produktet e mishit por edhe bulmetin.

Instituti i Statistikave raporton se në muajin janar çmimet e ushqimeve u rritën me 2.6% krahasuar me fillimin e vitit 2024, ku ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e çmimit të mishit me 4%, si dhe shtrenjtimi i bulmetit me 3.3%.

E përkthyer në vlerë, një kilogramë mish viçi aktualisht kushton deri 1250 lekë, mishi i qengjit apo kecit afro 1300 lekë/kg, ndërsa tek bulmeti çmimi i gjalpit ka arritur mesatarisht 1000 lekë/kg po aq edhe djathi, kurse qumështi e kosin kushtojnë 150-200 lekë. Të gjitha këto produkte janë shtrenjtuar deri me 70 lekë/kg në raport me janarin e vitit të shkuar.

Jo vetëm produktet blegtorale, por edhe ato bujqësore vijojnë të shtrenjtohen në raport me vitin e shkuar më rreth 3%, ndjekur nga produktet e peshkut me 2% e ëmbëlsirat me 1.4%. Në raportin e parë për inflacionin për këtë vit i publikuar nga INSTAT tregon se çmimet për të gjitha grupet e mallrave krahasuar me vjet janë rritur me 1.9%.

Në rezultatin e inflacionit 1.9%, INSTAT thotë se 0.91% ka ndikuar grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, ndjekur nga grupi mobilimit dhe mirëmbajtjes së shtëpisë me 0.29%. Referuar raportit të gjitha grupet e mallrave janë shtrenjtuar lehtë me përjashtim të transportit, çmimet e të cilit janë në rënie me 0.15%.

58f1704552b12ba9506f72fbe834aa98