Një aksident me plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Shënkoll, në Elbasan ku si pasojë ka mbetur I plagosur shtetasi me inicialet G.K., 50 vjeç.
Sipas policisë, 50 vjeçari teksa po lëviste me biçikletë ësjhtë goditur nga një automjet që drejtohej nga shtetasi A.P., 63 vjeç.
Shtetasi G.K u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjeksore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprimet e mëtejshme.



