Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbajti një tubim në Stamboll, ku theksoi shifrën rekord të 1.6 milion njerëzve në të.

Tubimi u mbajt në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 31 marsit.

Sipas tij, një masë kaq e madhe njerëzish është parë vetëm në një tubim të ngjashëm dy javë pas grushtit të dështuar të shtetit, verën e 2016-ës.

Pasi prezantoi projektet për Stambollin, Erdogan kumtoi atë që ka dhe nota fetare, faktin që ky qytet, dikur qendër e Perandorisë së Bizantit, e ndryshe qendër e Krishtërimit ortodoks botëror – pra Kostandinopoja – do të mbetet qendër e Islamit dhe muslimanëve.

“Aleanca popullore nuk është një aleancë që u përket vetëm dy partive por gjithë Turqisë, sepse është aleanca e popullit. Pikërisht pse është e tillë ajo sulmohet, ndodhet në objektivin e të gjithëve. Por, janë të kota këto përpjekjve çfarëdo që të bëjnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Bashkë me popullin tonë, me lejen e Allahut ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Stambollin deri në Kijamet si një qytet turk, si një qytet islam“, tha Erdogan.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re