Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një person ka qëlluar në drejtim të efektivëve të Policisë, pasi këta të fundit ishin duke zhvilluar një operacion për kapjen e tij, pas marrjes së informacioneve se posedonte armë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarje, ndërsa i riu Klajdi Buza është vënë në pranga.

I riu i cili është arrestuar nga policia është person me precedent penal të mëparshëm. Rasti ka ndodhur në afërsi të Rinasit.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent  kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës  Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“”