Avokati Genc Gjokutaj, ka deklaruar se Gjykata e Posaçme është vendosur nën monitorimin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas tij, SPAK po monitoron telefonat e gjyqtarëve dhe mjete të tjera komunikimi të tyre, kjo sipas tij, e mbështetur dhe nga deklarata e kreut të SPAK, i cili ka thënë se ndaj gjyqtarëve të GJKKO ka procedime.

Avokati tha në studion e News 24, se monitorimi po kryhet nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 “Askush nuk është kundër shtetit ligjor dhe kjo nuk ka nevojë të artikulohet. Flitet si duhet të jetë dhe shitet si realitet. Nuk ka nevoje të kontrollosh SPAK nëse ke një gjykatë të pavarur, por ne SPAK dhe GJKKO e kemi si komisariat.

E mbani mend Irena Gjokën ju, ishte për tu marrë e pandehur. Kjo GJKKO monitorohet nga SPAK-u. Telefonat, të gjitha. Është një oficer i BKH që merret me monitorimin e gjyqtarëve. Zoti Dumani ka thënë se ka dhe procedime për gjyqtarë të GJKKO-së. Nuk është SPAK ai i sulmuari, duket gjyqësor i pavarur”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko