Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka mbrojtur përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore në Serbi gjatë konfliktit të Kosovës 20 vite më parë.

 

Ai është shprehur se veprimet ushtarake mund të jenë vetëm burimi i fundit, por shtoi se “në atë kohë ne patëm evidenca për shkelje masive të të drejtave të njeriut, deri në vrasje masive”.

 

“Besoj se NATO-ja kishte të drejtë që ndërhyri. Nuk dua ta mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje”.

 

NATO-ja filloi bombardimet më 24 mars 1999 për t’i dhënë fund dhunës së forcave të armatosura serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re