Një ortek i madh është rrëzuar në shpatet e Palandokenit, një nga resortet dimërore më të famshme në Turqi pranë Erzurumit.

Siç raportojnë mediat turke, disa prej të pushuesve në skijim kanë rënë në panik, por nuk ka të lënduar. Si pasojë, zona është e mbyllur për vizitorët.

Orteku përshkoi shpatin verior të vendpushimit të skive, tha guvernatori i Erzurumit, Mustafa Çiftçi.

Ai ka thënë se sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar, por se nuk përjashtojnë mundësinë që dikush të jetë varrosur nën dëbore, andaj në vendngjarje janë dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit.

“Në të njëjtën kohë, ne po fillojmë të pastrojmë masat e borës që kanë varrosur shtegun”, tha Çiftçi, duke shtuar se në shtigjet e tjera nuk ka asnjë rrezik.

Ai u bëri thirrje skiatorëve që të mos tentojnë të skijojnë në pista që janë të mbyllura derisa të jenë të sigurta. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko