Skip to content

Furgoni u përplas me trafikndarësen, detaje nga aksidenti ku vdiq 28-vjeçari! Viktima dhe pasagjerët dolën të shihnin dëmet, por u morën para nga mjeti me shpejtësi (Emrat)

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:05, ku një 28-vjeçar humbi jetën.

Viktima dhe 3 të aksidentuarit e tjerë raportohet se po udhëtonin me furgon për në punë.

Por, 28-vjeçari Gëzim Muçaj humbi kontrollin e mjetit dhe furgoni u përplas me trafikandarësen.

Më pas, viktima dhe 3 pasagjerët në furgon kanë dalë të shohin dëmtimet e përsuara nga mjeti, por në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi duke i përplasur.

Për pasojë 28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

 

“”