Një servis me pajsje elektro-shtëpiake në Gramsh është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Biznesi u përfshi nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së dielës.
Burime zyrtare raportuan se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të servisit flakët përfshinë në kohë rekord të gjithë ambientin duke u përhapur edhe jashtë tij.
Me gjithë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës vënia në kontroll dhe izolimi i flakëve ka qenë shumë i vështirë.
Për pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej në servis.
Paraprakisht nuk janë identifikuar shkaqet dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
