Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga momenti kur tre persona thyejnë xhamat e një marketi në lagjen ‘29 Nëntori’ në qytet për të vjedhur një shumë parash.

Mësohet se autorët ishin në total tre dhe se policia ka arrestuar dy prej tyre, ndërkohë që autori i tretë një 16-vjeçar po procedohet penalisht.

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025. Autorët vodhën 20 000 lekë nga marketi.

“Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njofton policia.

NJOFTIMI

Vlorë/Punë hetimore intensive dhe profesionale, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori”, për të vjedhur një shumë parash, identifikohen 3 autorët.

Vihen në pranga 2 prej tyre dhe në hetim një 16-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.

Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko