Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së martës në Kyllini, të Greqisë.

Konkretisht Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.

Siç bën të ditur në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis, lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk raportohet për probleme. Zona ka një të kaluar të rëndësishme sizmike, thotë Gerasimos Papadopoulos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re