Skip to content

Plagosi me pistoletë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, vetëdorëzohet në polici autori, vëlla i drejtorit në bashki

Është vëtëdorëzuar në polici, autori i plagosjes me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, shtetasit Elvis Halilaj, ngjarja e ndodhur mesditën e kësaj të mërkure.

Policia e qytetit verilindor sqaron se në autori është shtetasi Sebastian Muçmata 25 vjeç dhe është vëllai i Zenel Muçmatës, që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

Policia ka sekuestruar edhe armën me të cilin ai qëlloi drejt Elvis Halialjt, të cilin e la të plagosur.

Kukës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“”