Skip to content

Familja Hasaj u ngujua pas vrasjes së Ramazan Matajt, flet babai i 33-vjeçarit të ndjerë: Kam dhënë besën, çështjen ia kam lënë drejtësisë! Izolimi i tyre s’ka lidhje me djalin tim!

Babai i Ramzan Matajt, i cili u vra më 4 janar të këtij viti foli sot përmes një lidhjeje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” nën moderimin e Evis Ahmetaj.

Fatmir Mataj tha se ngujimi i familjes së autorit të krimit nuk ka lidhje me vrasjen e djalit të tij.

Ai pretendon se ia ka lënë çështjen drejtësisë dhe se i ka thënë familjes Hasa që të dalë lirshëm, të çojë fëmijët në shkollë dhe gratë të dalin për punë.

Sipas tij familja e autorit po manipulona situatën dhe po e përdor ngujimin për të përfituar azil.

Babai i Ramazanit, Fatmir Mataj: Djali im ka pasur të ardhura mjaftueshëm nuk ka pasur nevojën e kurrkujt. Pwr ngujimi i familjes Hasaj ju kam dhënë besë për disa muaj. Gratë edhe fëmijët të dalin jashtë të bëjnë shkollë të punojnë e t’i bëjnë të tëra. Ja kam çuar fjalën që edhe burrat të dalin.  Misionarët kanë ardh dhe ja kena dhënë leje tërë fisit me dalë jashtë, pa leri ti ça rrejnë e ça flasin ata. Me shku edhe gratë në punë edhe fëmija në shkollë edhe tëra.  S’ka lidhje me djalin tem izolimi i tyre.  Mos të ngujohen të vazhdojnë jetën e tyre, ja kam lënë drejtësisë gjykatës nuk kam punë me ata unë.

“”