Skip to content

Ngjarja me armë zjarri në Bushat/ GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Sakicën e Troshanin! Si u vetëdorëzuan në polici dy të rinjtë nga Shkodra

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka  lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Samuel Troshani dhe Izmir Sakica,  të arrestuar për përplasjen me armë zjarri në gusht të vitit 2024 në Rranxë të Bushatit.

Sipas SPAK, Samuel Troshani, Izmir Sakica, dhe Franko Leka në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Ata kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi, thotë SPAK, dhe se nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.

Kujtojmë se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani u vetëdorëzuan në policnë e Shkodrës, pasi  të shpallur në kërkim nga policia lidhur me pëplasjen me armë zjarri.

Ata u vetëdorëzua më 22 janar të këtij viti. Dyshohet se dy personat e vetëdorëzuar kanë lidhje edhe me masakrën me 4 viktima në Dobraç, ku u vra Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Por ata zyrtarisht kanë qenë në kërkim nga Policia për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Troshani dhe Sakica shoqëruan nga avokati Sokol Tahira, gjatë vetëdorëzimit.

Kujtojmë se në masakrën në Dobraç më 30 tetor, humbën jetën katër persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm.

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme (SPAK), për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

“”