Një postim në Instagram ka tronditur rrjetet sociale dhe ka hapur një valë pyetjesh ku një qytetar shqiptar ka zbuluar se Alba Balla, motra e Taulant Ballës, dhe djali i oligarkut Agron Papuli, kanë festuar Shën Valentinin në një nga restorantet më luksoze të botës, Billionaire St. Moritz, në Alpet e Zvicrës.
Ky vend, i njohur për klientët e tij të pasur, kërkon një tarifë marramendëse prej 5000 euro për një tavolinë, duke bërë që qytetari të pyesë me habi: Si mund të përballojnë këto shpenzime figura të tilla të njohura, kur shumica e shqiptarëve as që kanë mundësinë të kenë një pushim dimëror?
“Ku i marin lekët?” ishte pyetja që qytetari ngriti, duke e lidhur direkt luksin e shpenzuar në këtë lokal me një prej familjeve më të pasura dhe të fuqishme të Shqipërisë. Ky është vetëm një shembull tjetër i kontradiktave që i shoqërojnë jetët e elitës shqiptare, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë lufton me vështirësitë e përditshmërisë.
Ky rast ka ngjallur një diskutim të gjerë, duke përfshirë shqetësime mbi burimet e pasurisë së figurave publike dhe mënyrën se si ata mund të jetojnë me luks të tillë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve ballafaqohen me vështirësi ekonomike.



