Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90. Gjatë fjalës së tij ai ka komentuar dhe takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me punonjësit e bashkisë Tiranës.
“Sot organizojnë miting për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në gardërobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Cfarë ishte mitingu i sotëm?
Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të gardërobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me djegësat, në 5D dhe në shumë afera të tjera.“, u shpreh Berisha.
