Skip to content

Një çmim ndërkombëtar për këtë xhami në kërthizë të Shqipërisë

480326044 1158305152327689 7504298696702351633 n

Myftinia e Elbsanit njofton mbi një vlerësim ndërkombëtar që ka marrë Xhamia e Ballies në këtë qytet, e ndërtuar me një stil arkitekturor modern.

480169445 1158305195661018 3249204585893674271 n

“Myftinia e Elbasanit dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kanë kënaqësinë të njoftojnë se Xhamia e Ballies ka fituar çmimin prestigjioz për ‘Arkitekturën më të Bukur Fetare në Botë’ në konkursin ndërkombëtar ‘Building of the Year 2025’ të organizuar nga ArchDaily.480446742 3521592384643512 4291858422947125869 n

Pse ka rëndësi ky çmim?

ArchDaily është platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn, e cila ndikon fuqishëm në industrinë ndërkombëtare të arkitekturës. Çmimi ‘Building of the Year’ është ndër më të lakmuarit në botë sepse:

Përzgjedhja bëhet nga një komunitet global profesionistësh dhe pasionantësh të arkitekturës, duke reflektuar vlerësimin më të lartë të publikut ndërkombëtar.

Vlerëson ekselencën, inovacionin dhe ndikimin kulturor të projekteve arkitekturore nga e gjithë bota.

Vendos në qendër të vëmendjes ndërkombëtare projektet dhe arkitektët që ndërtojnë të ardhmen e arkitekturës.479860700 3521592287976855 1551116305536956744 n

Vlera dhe Simbolika e Çmimit për Xhaminë e Ballies

Ky vlerësim ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe simbolike për Xhaminë e Ballies, e cila jo vetëm që përfaqëson një monument të shenjtë të besimit, por edhe një vlerë kulturore dhe arkitekturore për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë.

Xhamia e Ballies është një dëshmi e harmonisë së arkitekturës tradicionale dhe modernes, duke ruajtur vlerat shpirtërore dhe duke ofruar një hapësirë të shenjtë për adhurim dhe reflektim. Ky çmim e vendos Xhaminë e Ballies në vëmendjen ndërkombëtare si një simbol të besimit dhe kulturës shqiptare.

480429679 3521592417976842 2885005289433129542 n

Falënderime të veçanta

Një mirënjohje e veçantë për arkitektin Z. Jurtin Hajro dhe Commonsense Studio për vizionin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm në realizimin e këtij projekti të mrekullueshëm.

Falënderime të sinqerta për Ambasadën e Kuvajtit dhe Familjen Alshajie për mbështetjen bujare dhe përkushtimin e tyre ndaj komunitetit dhe kulturës sonë shpirtërore.

Mirënjohje për Qendrën ICC Albania për kontributin dhe angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti monumental.

Mirnjohe Bashkisë dhe Këshillit bashkiak qe e aprovuan këtë projekt në menyrë unanime.

Një falënderim i veçantë për Z. Xhemal Al Hadad ,familjen e tij dhe Fondacionin e tij Bamirës, të cilët me përkushtimin dhe humanizmin e tyre kanë ndihmuar në realizimin e kësaj vepre madhështore.

Ky çmim është një krenari për të gjithë komunitetin mysliman dhe një dëshmi e bukurisë dhe madhështisë së trashëgimisë sonë shpirtërore dhe kulturore”, thuhet në njoftim. /tesheshi.com/