Skip to content

Tiranë/ Alarm për bombë në kolegjin ‘Turgut Ozal”, krimi kibernetik heton kush fshihet pas e-mailit alarmues

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 1 6

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombë.

Një mesazh iu dërgua edhe prindërve të fëmijëve që mësojnë në këtë shkollë.

  • “Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare”

Ndërkohë, një reagimin për alarmin e rremë për bombë ka ardhur edhe nga shkolla ‘Turgut Ozal’.

Në një postim në rrjetet sociale, shkolla shkruan se edhe pse alarmi ishte i rremë, u morën të gjitha masat e sigurisë dhe situata është në kontroll.

  • ‘Shkolla “Turgut Ozal” njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë policinë e shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prindërit tanë për korrektësinë dhe bashkëpunimin!’, shkruhet në postim.