Skip to content

VIDEO/ Operacioni “INVESTIGATIONS”: 4 Arrestime dhe Sekuestrimi i Dhjetëra Dozave Kokaine në Berat/EMRAT

b164532a16ac2516d40c2a18f252ec42

Operacioni Policor ”INVESTIGATIONS”– Katër Arrestime për Shpërndarje të Drogës në Berat

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Berat dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “INVESTIGATIONS”. Gjatë këtij operacioni, është arrestuar 45-vjeçari E. V., banues në Kuçovë, i cili kishte përshtatur një lokal për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike. Po ashtu, janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë që dyshohet se bashkëpunonin me të për shpërndarjen e drogës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin e dyshuar në Dimal, pronë e shtetasit E. V., si dhe në banesat e të arrestuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Shtetasit e arrestuar janë:

  • Elvin. Vila., 45 vjeç, pronar i lokalit dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
  • Karaman . Dine., 27 vjeç, banues në Fier.
  • Kristian . Isufi., 30 vjeç, banues në Përmet.
  • Redjon. Zane., 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Këta shtetas dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në ambientet e lokalit të E. V. dhe se kishin siguruar drogën për ta shitur në këtë lokal. Të gjithë ata janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në kuadër të hetimit të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, janë realizuar veprime hetimore me metoda proaktive, që çuan në finalizimin e këtij operacioni. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan gjithashtu edhe peshorja elektronike, celularët dhe automjetet që janë përdorur gjatë shpërndarjes së drogës.

Puna vijon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon angazhimin e saj për goditjen e veprimtarive kriminale dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.