Skip to content

Berisha: Kur ra Damasku, ra Assadi! Tani që ra Tirana, do thyejë qafën Rama

berisha parma pd 1024x683 1

Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Parma të Italisë.

Në fjalën e tij, Berisha e ka cilësuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si rënie e diktaturës, pasi në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Kryedemokati u shpreh se me arrestimin e Veliajt do rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkur bie kryeqyteti bie diktatura arrestimi i veliajt berisha ra damasku iku asadi ra tirana do thyeje qafen edi rama%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Ra Tripoli, iku Gadafi. Ra Damasku, iku Asadi. Ra Tirana, do ikë Edi Rama. Do thyejë qafën Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD tha se sipas tij, tani kryeministri Rama është i shastisur, pasi e kuptoi se iku kryeqyteti.

“Dhe tani, Edi Rama i shastisur, e kuptoi se iku kryeqyteti, iku narkoshteti, përpiqet t’i bindë shqiptarët se qenka standard normal që Velica të ketë garderobën identike me të Lajla Asadit, garderobë e bazuar e tëra tek vjedhjet e taksave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj.”- tha Berisha.