Një në çdo 20 gra në botë diagnostikohet me kancer gjiri, ndërsa 1 në 70 ka mundësi të vdesë nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekshmërisë nga kanceri tek gratë. Çdo minutë, katër gra diagnostikohen me këtë formë kanceri, dhe një grua humb jetën nga ky problem shëndetësor. Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lançoi Iniciativën Globale për Kancerin e Gjirit (GBCI), me qëllimin për të arritur një reduktim të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit me 2.5% çdo vit.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat mbi incidencën dhe vdekshmërinë e kancerit të gjirit në 185 shtete. Sipas gjetjeve të tyre, në vitin 2022, botërisht u regjistruan 2.3 milionë raste të reja dhe 670,000 vdekje nga ky lloj kanceri. Megjithatë, shpërndarja e këtyre rasteve ishte e pabarabartë.

Në vendet me Indekse më të larta të Zhvillimit Njerëzor (HDI), që përdoret për të matur cilësinë e jetës, normat e kancerit të gjirit janë më të larta. Ndërsa në vendet me HDI më të ulët, gratë që diagnostikohen me kancer gjiri kanë norma vdekshmërie që janë shumë më të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re