Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”, ndërsa ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.
“Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku”, iu drejtua një banore, teksa Kryeministri mbërriti në lagjen “5 Maj”.
Ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj me batutë se “nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime”.
“Mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që..”, shtoi Rama.
Qytetarja: Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku.
Edi Rama: Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që…
Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve.
Ndërsa Rama shprehu edhe kritikat për punimet zyrtarëve që e shoqëronin: “Këto të gjitha duhet t’i merrni, këto detajet ti merrni e ti bëni, po ti lini kështu bëhen shkak degradimi. Kështu që muret, e të gjitha duhet ti marrim e ti qajmë të gjitha, bordurat që të mos ngelet asgjë. Shihe pusetën duhet bërë mirë se është gjynah”.