Meta shprehet se drejtësia duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ditën e sotme nga qelia e burgut.
Meta ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke nënkuptuar se është dakord me nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkrirjen e SPAK. Në reagim, Meta shprehet se drejtësia duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016. Ndër të tjera Meta thotë se “drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë”.
