Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Florian Cullhaj, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për zgjedhjet që u mbajtën në Gjermani.
Cullhaj tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhjet e Gjermanisë duhet të bëhet shembull edhe për Shqipërinë.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare foli për rëndësinë e votës dhe se ajo ka fuqinë që të sjellë ndryshimin në politik bërje.
Cullhaj: Demokraci do të thotë ndryshim. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe solli këtë ndryshim radikal dhe është një shembull për ne për të marrë në dorë rëndësinë e votës për të marrë pjesë për të votuar dhe për të bërë ndryshim. Ata e kuptuan që kushtet ekonomiko politike të Gjermanisë ndryshohen vetëm me pjesëmarrjen e qytetarëve me votë. Politika mbetet mjeti i vetëm për të sjellë ndryshime cilësore. AFD është parti që luan në kufijtë e të paligjshmes. Simbolet e nazizmit janë të ndaluara atje me ligj. Gjermania lindore është e afd. Ata kanë ndikim ekonomik kryesor është dhe elementi i sigurisë.
Zgjedhjet në Gjermani
Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, fitoi zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.
Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) u rendit e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.
Partia e kancelarit Olaf Scholz u rendit e treta. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 83 për qind, në krahasim me 76.6 për qind më 2021.