Xhinxher shots janë tendenca më e fundit për të apasionuarit pas shëndetit.

Përzierja bëhet me rrënjën e freskët të xhinxherit, me limon dhe si ëmbëlsues mund të përdorni lëng molle ose shurup panje.

Popullariteti i tyre nuk ka të bëjë vetëm me shijen; por edhe me forcimin e sistemit imunitar.

Xhixheri mund të lehtësojë disa efekte anësore të kimioterapisë si të përzierat.  Xhinxheri ka veti antivirale dhe antibakteriale, duke rritur potencialisht mbrojtjen e trupit kundër infeksioneve, duke përfshirë bakteret E.coli që mund të bëjnë kërdi në zorrët dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Receta

  • Një rrënjë xhenxhefili
  • Dy limonë
  • Një lime (Limon jeshil)
  • Një lugë gjelle shurup panje
  • Një majë luge piper kajen
  • Ujë (mundësisht i filtruar)

Filloni duke qëruar rrënjën e xhenxhefilit, limonit dhe lime, më pas hidhni të gjithë përbërësit në një blender. Mbulojini përbërësit me ujë. Vendosni një sitë mbi një enë të madhe dhe derdhni masën. Shtoni piperin kajen. Lëngun e përfituar vendoseni në shishe qelqi dhe konsumojeni esëll.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko