Ish-prokurori Arjan Ndoji, i cili i shpëtoi një atentati në vitin 2009 teksa ndodhej në automjet me Rrumin e Shijakut, ka shpallur kandidaturën për t’u bërë pjesë e primareve të PD-së.

Kujtojmë që ish-prokurori i shpëtoi atentatit mafioz ndaj tij më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

Arjan Ndoj u shkarkua nga vettingu më 6 maj 2022. Ai nuk arriti që të kalonte shkallën e parë të vettingut pasi ju gjetën shkelje në dy shtyllat e verifikimit atë të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale.

NGJARJA

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë sëbashku me shtetasin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, shtetasi Andi Maloku dhe u plagos Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi

Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.

Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip benz. Gjithashtu policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.

Ramazan Raja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, u dënua me 9 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë 6 vite pas hekurave.

Ndërkohë, Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko