Skip to content

Djegia e automjetit në Durrës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 javë më parë në Durrës, ku u dogj një mjet, dhe ka vënë në pranga autorin.

32-vjeçari, më 13 shkurt, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:

B., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“”