Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka njoftuar se është arritur një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes për mineralet pas dy javësh negociatash intensive me Shtetet e Bashkuara.
Shmyhal tha se marrëveshja paraprake parashikon krijimin e një “fondi investimesh” për rindërtimin e Ukrainës, i cili do të menaxhohet nga Kievi dhe Uashingtoni me kushte të barabarta.
Ai theksoi se kjo marrëveshje është drejtpërdrejt e lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën. “As Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe as qeveria ukrainase nuk do ta shqyrtojnë ose nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën,” tha Shmyhal.
