Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12.
Gjatë fjalës së tij teksa foli për gabimet që po ndodhin sipas tij në drejtësinë e re, Rama theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk do të kishte ndodhur nëse në pushtet nuk do të ishte Partia Socialiste.
Kryeministri ironizoi ndër të tjera edhe kryetarin e PD-së, Sali Berishës, të cilit i referohet si “bufi i kënetës”.
Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet më 11 maj, ndërsa tha se Berisha nuk do të arrijë të realizojë dëshirën e tij për të shkrirë SPAK-un , pasi nuk do të fitojë në zgjedhje.
“Ajo që po ndodh me drejtësinë dhe lufta kundër korrupsionit nuk do të ndodhte nëse s’do të ishte PS që ta mbështeste këtë proces, thoshin e bëri Amerika po tani, nuk janë më amerikanët. S’ka më deklarata të ambasadës bravo që u kap filani. Kush e mban tani SPAK dhe gjykatën speciale larg duarve të bufit të kënetës, bufi tha do ta shkrij SPAK, noc rrokun në 11 maj. Ne duhet që të kuptojmë të gjithë se kemi marr përsipër që të transformojnë Shqipërinë dhe transformimi i vendit pa transforimin e drejtësisë nuk është transformim’, tha Rama.