Një 39-vjeçar është arrestua nga policia në Durrës, pasi ka kërcënuar me armë sportive punonjësit e Policisë Bashkiake.

Siç njoftojnë blutë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G.K., i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Gjithashtu ai u ishte prezantuar punonjësve të bashkisë si oficer i strukturave ligjzbatuese.

Njoftimi i policisë Durrës

Kanosi me armë sportive, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si oficer i strukturave ligjzbatuese, Policia kap dhe vë në pranga 39-vjeçarin. Sekuestrohet arma sportive (pistoletë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko