Skip to content

“Tragjedi në Shkodër: 20-vjeçari Gjendet i Vrarë në Banesë, Policia Nis Hetimet për Zbardhjen e Krimit” /EMRI

IMG 5284

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku viktima ka rezultuar të jetë Pavlin Preka, 20 vjeç.

Në fillim ngjarja u raportua si vrasje me thikë, por Policia e Shkodrës ka bërë me dije se i riu është qëlluar me armë zjarri. Trupi i pajetë i tij u gjet nga familjarët në oborrin e banesës.

Policia ka nisur hetimet dhe një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të krimit. Për momentin, autori i vrasjes mbetet i paidentifikuar, dhe hetimet janë duke vijuar intensivisht